Reforma 2014

Raporti final per reformimin e arsimit te larte dhe kerkimit shkencor, 2014

R14Lexo raportin

Jep mendimin tend!

Vetem mesazhi i shkruajtur mesiper dhe data do te publikohet.

// komente 19

Këshilli i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë

Mendime mbi draftin për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

Këshilli i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë në mbledhjen e tij të datës 14.05. 2014 diskutoi rreth draftit të përgatitur nga komisioni për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. Duke marrë në konsideratë dhe diskutimet e bëra në çdo departament të këtij fakulteti, ky Këshill gjykon se arsimi ynë i lartë ka nevojë doemos për reforma që të ndikojnë në përmirësimin cilësor të funksionimit të tij, porse ky draft i propozuar nuk rezulton se mund ta kryejë këtë rol. Si model anglo-sakson, i lidhur me standartet, traditat dhe legjislacionet specifike të atyre vendeve që e zbatojnë atë, rezulton se ky model nuk është njehsuar as në vendet e zhvilluara europiane e jo më të realizohet në realitetet tona, me mundësitë tejet modeste që disponojmë.
Reformat e pritshme në arsimin e lartë do të kishin për synim ta fuqizonin autonominë akademike, të krijonin kushte më të mira për zbatimin e programeve të avancuara e bashkëkohore, që tashmë janë bërë pjesë e kurrikulave universitare, të krijoheshin kushte reale për mbështetjen e kërkimit shkencor, për të arritur në modelimin e universiteteve si qendra nxitëse të progresit shoqëror.
Këshilli i përmbahet mendimit se duhen vlerësuar e mbështetur të gjitha ato arritje pozitive të derisotme, si në universitetet shtetërore - ashtu dhe në ato private dhe se çdo reformë që mund të ndërmerret duhet të jetë sa më afër modelit të universiteteve të rajonit të përfshira në Sistemin e Bolonjës dhe të konceptohet e zbatohet me realizëm, në përshtatje me mundësitë e shtetit, të shoqërisë dhe të vet individit në vendin tonë. Përndryshe, ato reforma që i largohen realitetit të sotëm të shoqërisë, i largohen përvojës së grumbulluar në gjithë këto vite, do të prodhojnë (siç e vërejmë edhe në këtë draft) ligje me nene artificiale pra, të pazbatueshme. Mendimet që parashtrohen më poshtë, vijnë nga diskutimet në çdo departament të fakultetit dhe shprehin përgjegjësinë e madhe për mbarëvajtjen e Arsimit të Lartë.
Materiali përbëhet nga dy pjesë:

1. Mendimet e Këshillit për problematikat e draftit;
2. Propozimet për reformimin e arsimit të lartë.

1. Mendimet e Këshillit për problematikat e draftit.
1.a. Drafti i propozuar pretendon se mbështetet në disa parime të njohura të organizimit të sistemit të lartë arsimor, por në thelb rezulton se i cënon parimet mbi të cilat mbështetet ai sistem si: autonomia, demokracia dhe e mira publike.
1b. Këshilli konstaton se drafti reflekton varfëri informacioni për sa i përket gjendjes në arsimin e lartë. Në shumë pjesë të tij informacionet dhe faktet ngatërrohen me opinione dhe perceptime dhe nuk ka referenca të qarta se në cilin model arsimor janë mbështetur vlerësimet e dhëna.
1.c. Këshilli vlerëson se në 59 IAL-të (publike e private) drafti orientohet vetëm në problematikën e universiteteve publike, duke lënë pa e trajtuar problematikën e universiteteve private në çështje tepër të rëndësishme si: burimet e financimit, organizimi dhe funksionimi, gjendja e tyre financiare sot, raportet e këtyre universiteteve me bizneset e tjera, si dhe çfarë mendohet për të ardhmen e universiteteve që nuk do të jenë fondacione. Nga ana tjetër, meqenëse synimi përfundimtar i kësaj reforme do të jetë shndërrimi i universiteteve publike dhe private në fondacione, nuk bëhet asnjë analizë se si po funksionon ky model në të tria universitetet që janë tashmë fondacione. Theksojmë këtu se universitetet publike sot, as ligjërisht e as faktikisht nuk janë shtetërore për nga misioni dhe për nga pjesëmarrja publike në financimin e tyre. Sot Universiteti i Tiranës mbështetet nga fondi i kushtëzuar rreth 55% e buxhetit aktual të UT-së dhe Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë rreth 63% të buxhetit të tij e ka nga të ardhurat. Pra, konstatimi në draft se buxheti i shtetit financon 39 milionë euro për universitetet dhe vetë ato krijojnë të ardhura 20 milionë euro nuk qëndron si raport për UT-në dhe ende më pak nuk qëndron për Fakultetin tonë. Madje ky raport është gati i përmbysur, pra, studentët me tarifat e shkollimit mbajnë peshën kryesore në buxhetin universitar, një rast ky aspak i ngjashëm me universitetet homologe publike në rajon.
1.d. Nëqoftëse reforma do të realizohet siç propozohet në draft, atëhere kostoja e saj nuk përballohet nga të gjithë aktorët që përfshihen në këtë të mirë publike dhe pëgjegjësi publike, ku barra e kostos bie kryesisht mbi studentët dhe shteti i shmanget përgjegjësisë që ka për universitetet. Më konkretisht, në draft parashtrohet se kontributet nga shteti në fondin e kushtëzuar për arsimin lëvizin nga 2.2% në 2.8% e PPB, se kostoja e studentit është 460 euro (nga fondi i pakushtëzuar + fondi i kushtëzuar), se investimi për Arsimin e Lartë lëviz nga 0.4% - 0.6% të PPB-së, se vendet rrotull nesh investojnë për arsimin në tërësi mbi 3.5% të PPB-së dhe për universitetet 1%-3% të PPB-së. Por drafti nuk shprehet nëse Qeveria, siç është premtuar në programin elektoral, do të rritë përqindjen e PPB-së për arsimin, për të arritur standardet, qoftë edhe të vendeve të rajonit. Vetë drafti shprehet se në vende si Bullgaria dhe Rumania, kostoja e një studenti në vit shkon nga 1500 deri 2000 euro. Nëse Qeveria nuk rrit financimin për arsimin i bie që kostoja të mbulohet kryesisht nga studentët.
Më konkretisht:
• Projektet e të gjitha natyrave, si burim i ardhshëm (i mundshëm) financimi për rritje fondesh, nuk ngrenë sot për sot peshë dhe nuk ka gjasa se në një periudhë afatshkurtër do të ngrenë peshë për shkak të krizës rajonale në përgjithësi dhe të asaj shqiptare në veçanti.
• Donancionet , që ekziston edhe në ligjin aktual si mundësi financimi, nuk rezultojnë të jenë me dobi për universitetet, për shkak të nivelit të zhvillimit problematik të sipërmarrjes aktuale.
• Në draft thuhet qartë se kjo kosto duhet të merret përsipër nga studentët dhe se shteti do t’i ndihmojë ata duke hyrë garant për kredi tek bankat, një përvojë kjo e njohur në vende të zhvilluara. Në gjendjen e papunësisë sot, për shkak të zhvillimit problemor të ekonomisë shqiptare, siç po ndodh për kreditimet në pushtetin vendor, bankat do të jenë të rezervuara për këto kreditime, pasi nuk do të kishte garanci për shlyerjen e tyre dhe kreditë e studentëve do t`i shtoheshin vëllimit të kredive të këqija bankare.
• Këshilli i Fakultetit i konsideron familjet shqiptare partnere në zhvillimin e universitetit dhe nuk e gjykon të mundshme që ata të përballojnë kosto jashtë mundësive të tyre ekonomike, të cilat do të shkojnë menjëherë 1000-1500 euro. Për më tepër, në draft thuhet se për studimet në sistemin Master studentët pa dallim dhe pavarësisht nga të ardhurat familjare, duhet ta përballojnë vetë gjithë koston. Pra, praktikisht ky sistem kthehet në një shkollë vetëm për të pasurit, gjë që bie ndesh me vetë arsyen përse janë universitetet: për të vlerësuar trurin e jo “xhepin”. Nga ana tjetër, mbyllja e sistemit me kohë të pjesshme, i cili përbën 21 % të numrit të përgjithshëm të studentëve (në fakultetin tonë përbën 50%) të arsimit të lartë dhe nga pikëpamja kontribuese tarifore shumë më tepër se kaq; akoma më tej - kufizimi i pranimeve doktorale, si dhe vënia e mesatares 6 në pranim do të kishte si efekt uljen në mënyrë të ndjeshme të të ardhurave të universitetit, duke i vënë në diskutim edhe shifrat e përmendura në draft për të ardhurat.
Më konkretisht:
Për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë shteti investon 120 milionë lekë, prej të cilave 96 milionë për pagat, 9.3 milionë për bursat dhe pjesën tjetër për sigurime shoqërore e shëndetësore. Në Fakultetin tonë, të ardhurat nga fondi i kushtëzuar realizohen si vijon: sistemi me kohë të pjesshme siguron 61 milionë lekë, sistemi master 67 milionë, sistemi bachelor 39 milionë, sistemi doktoral 30 milionë. Pra, nëqoftëse do të zbatohet drafti, siç paraqitet, i bie që të lëvizin menjëherë shifrat nga sistemi me kohë të pjesshme, sistemi doktoral dhe pjesërisht bachelor, për shkak të mesatares, që do të thotë se fakulteti ynë do të humbasë mbi 50% të të ardhurave që ai ka aktualisht.
1.e. Në draft theksohet me të drejtë se ka pedagogë që janë punësuar në shumë institucione njëkohësisht dhe se ndalohet dypunësimi i tyre, gjë që ka qenë edhe shqetësimi ynë. Por kjo gjë bie ndesh në radhë të parë me Kodin e Punës. Ne e mirëkuptojmë se duhen kufizuar rastet ekstreme të angazhimit të pedagogëve në institucione të tjera, por s’mund të pengojmë mobilitetin, i cili është element i rëndësishëm i Sistemit të Bolonjës. Për më tepër, në kushtet kur paga më e lartë, ajo e profesorit është vetëm 640 euro, një rast ky i paprecedent për gjithë rajonin, kuptuar edhe Kosovën e Maqedoninë, ku paga e pedagogëve është më shumë se dyfishi i pagës që kemi ne, atëhere, duke kufizuar këto të ardhura që vijnë nga sistemi part-time, nga dypunësimi, nga pakësimi i sistemit full-time, në kushtet e zhvillimit të vetë shoqërisë shqiptare dhe të pamundësisë për projekte, kjo skemë e varfëron pedagogun maksimalisht pedagogun dhe e bën të paqëndrueshëm në institucionet tona përballë një oferte nga universitetet private sepse, për arsye të përmendura më lartë, universitetet tona do ta kenë të pamundur rritjen e pagave në këto kushte. Pra, mund të lindë fenomeni i braktisjes masive të IAL-ve publike, gjë që do të kishte pasoja të rënda për funksionimin normal të tyre.
1.f. Drafti ka prirje t’i shmanget Sistemit të Bolonjës, për të cilin është investuar gjithë këto vite dhe që sot funksionon si një sistem i gjithëpranuar, megjithë kritikat që i bëhen dhe ndonjë zbatimi të ngurtë të parimeve të tij edhe prej institucioneve tona. Rasti më tipik është ai i krijimit të masterit ekzekutiv të propozuar pas masterit normal, duke e shkëputur kërkimin nga formimi teorik si pjesë e doktoratës.
1.g. Universitetet publike dhe ato private theksohet se do të trajtohen në periudhën e dytë të reformës si fondacione. Duket qartë se autorët e draftit e kanë pasur shumë vështirë të gjejnë një pikë konverguese kushtetuese dhe se koncepti i përfolur i OJQ-ve zëvendësohet me termin fondacion, ndërkohë që për universitetet private kjo lihet në dëshirë të tyre. Termi fondacion i rri keq traditës së universiteteve evropiane, të Evropës Juglindore, si dhe kontekstit të traditës universitare shqiptare. Në thelb kjo skemë ngjan, vetëm se nuk thuhet, me skemën e Reformës së Kilit dhe duket sikur shqetësimi më i madh i grupit të draftit është si të zgjidhë ndonjë kërkesë lobuese të ndonjë prej IAL-ve private, sepse në fazën e parë parashtrohet se universitetet private që do të duan të bëhen fondacione përfitojnë të ardhura financiare nga kërkimi dhe nga studentët ekselentë, të cilët transferojnë voucher-in e tyre drejt universitetit që preferojnë dhe, në fazën e dytë, këto universitete me themelues privatin, sikundër universitetet publike me themelues shtetin, transferojnë voucher-in e tyre (koston nga fondi i shtetit) pa dallim, në mënyrë të plotë: si kërkimin, inovacionin edhe mësimdhënien. Drafti nuk sqaron cili do të jetë roli i themeluesit të universitetit privat kundrejt fondacionit. Në qoftë se këto universitete janë me borxhe apo kanë devijuar kapitalet në burime të tjera, atëherë mbetet e paqartë në draft se si do të zgjidhet kjo situatë, kur ato të kalojnë në fondacione?

1.m. Drafti cënon rendë autonominë e universiteteve publike nëpërmjet pushtetit absolut që i jep bordit admnistrativ dhe menaxherëve të varur prej tij, duke i konsideruar “si pronarë de facto” të universiteteve. Ai propozon për të ngritur struktura menaxheriale të universitetit, të cilat Këshilli I vlerësohen të tejfryra dhe me kosto të madhe për universitetin, siç është rasti i menaxherëve dhe, për më tepër që nuk i përgjigjen realitetit tonë, pasi sot nuk ka fonde për t’u menaxhuar prej tyre, sepse fondi i pakushtëzuar nga shteti nuk mjafton as sa për 10 muaj rrogë. Sot universiteti menaxhohet nga dy organe kolegjiale të qarta për nga funksionet që kanë dhe natyrisht, duke marrë si anë të mirë përpjekjen për autonomi nga ana e draftbërësve, mund të saktësohen edhe më mirë funksionet që kryejnë këto organe kolegjiale, por tingëllon aspak etike të kërkohet nga ana e draftbërësve që bordet të jenë të mirëpaguar, kur nuk thuhet asgjë për mirëpagesën e profesorëve. Duket qartë se për draftbërësit koncepti menaxherial prevalon mbi konceptin akademik, kur dihet se është ky I fundit që duhet të udhëheqë universitetet. Kjo vihet re edhe prej faktit se drafti nuk shpreh asgjë për autoritetet akademike si rektori, dekani, përgjegjësi i departamentit. Lihet në terr edhe roli i këshillit të fakultetit, i senatit dhe i këshillit të profesorëve. Cili do të jetë statusi i tyre? Si do të funksionojë ky dualizëm akademiko-menaxherial, kur dihet qartazi se universitetet nuk kanë lindur për shkak të menaxhimit, por për shkak të vizionit të tyre akademik. Ato janë institucione që ofrojnë dije për këdo dhe në çdo kohë. Nga ana tjetër, ka një mbingarkesë në agjenci menaxhimi e menaxherë, duke e çuar rolin e tyre deri atje sa edhe për marrjen në punë të një profesori, zgjedhjen e komisionit duhet ta bëjë menaxheri. Kështu konceptohet sikur profesorët janë disa punonjës të rëndomtë, që mjafton të përmbushen disa kritere formale dhe ata mund të merren në punë.

2. Propozimet për reformimin e Arsimit të Lartë
2.a. Universitetet shqiptare kanë një përcaktim të dhënë qartë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, që është autonomia. Ato duhet të funksionojnë si institucione autonome, si një e mirë dhe përgjegjësi publike, për realizimin e së cilës përgjegjësia bie mbi të gjithë aktorët.
2.b. Ne mendojmë se, nga pikëpamja e menaxhimit dhe financimit, universitetet duhet të marrin statuse të institucioneve tashmë të njohura nga Kushtetuta jonë, siç është autonomia vendore, prandaj propozojmë që të bëhet ndryshimin në Ligjin e Buxhetit, ku universitetet të trajtohen së bashku me pushtetin vendor, pra, të dalin nga institucionet e varësisë me destinacione të kontrolluara. Kjo gjë do t’u jepte një pavarësi dhe zhdërvjellësi anës menaxheriale të universiteteve, për vetë natyrën që ato kanë, sipas parimit chek and balance.
2.c. Qeveria duhet ta rritë masën e financimit të arsimit, sikundër gjithë qeveritë e vendeve të rajonit, për vitin 2015 në masën nga 2.7% e PPB-së në 3.5% dhe universitetet nga rreth 0.5% e PPB-së aktualisht të shkojnë në 1%, ku 0.3% të planifikohet për kërkimin shkencor nga 0.18 % që është aktualisht. Për vitin 2016 masa e financimit të shkojë 4% e PPB-së, brenda së cilës universiteti të ketë 1.5 %, ku 0.5 % t’i jepen kërkimit shkencor.
2.d. Të realizohet një rritje graduale e tarifave të shkollimit në masën e mundësisë së familjeve shqiptare për të përballuar kostot dhe kjo të bëhet pasi të studiohet mirë gjendja e tyre kontribuese, në përputhje me mundësitë financiare të tyre.
2.e. Me shtimin e financave, të shihet mundësia e menjëhershme e rritjes së pagave të pedagogëve, të paktën në masën e pagave në Kosovë e Maqedoni. Kjo rritje të shoqërohet me kufizimin e angazhimit të tyre në shumë institucione.
2.f. Të bëhet ndryshimi në Ligjin e Arsimit të Lartë, ku universitetet të kenë të drejtën e kredimarrjes, si pushteti vendor, me garant shtetin, sepse praktikisht ato kanë mundësi likuiduese nga të ardhurat që sigurojnë, por nuk kanë mundësi për investime kapitale të menjëhershme. Kjo praktikë u ka dhënë një zhvillim infrastrukturor mjaft universiteteve në vende të tjera dhe me garanci të plotë edhe për bankat.
2.g. Të bëhet urgjentisht një vlerësim real i të gjitha unviersiteteve nga një agjensi e huaj akreditimi, për të dalluar qartë cilat janë universitete dhe cilat duhet të trajtohen si kolegje. Kjo agjenci do të grumbullonte një material më realist për IAL-të dhe do të sqaronte më mirë problematikën që paraqet drafti.
2.gj. E vlerësojmë si aspak të dobishme për universitetin (si privat ashtu edhe atë publik) kthimin e tyre në fondacione. Ne i mbështesim universitetet private si komplementarë të arsimit të lartë, me kusht që ato të plotësojnë, ashtu si dhe ne, të gjitha standardet akademike dhe universitare. Prandaj duhet të veprojë ligji për respektimin e standardeve dhe të lihen afate për zbatimin e tyre. Por jemi kundër përzierjes së institucioneve, të cilat janë krijuar nga burime të ndryshme. Për vetë misionin e tyre publik, jemi të mendimit se shteti mund të hartojë politika mbështetjeje për IAL-të private si: heqjen a pakësimin e detyrimeve tatimore e doganore, mbështetjen me grante të posaçme, me projekte kërkimi nga fondi i shtetit, por marrëdhënia publik – privat, të jetë e ndarë qartë.
2.l. Organigrama e menaxhimit të universiteteve të mbetet në thelb kjo që është, natyrisht duke bërë përmirësime apo ndryshime të pjesshme, duke qartësuar më mirë funksionet e strukturave menaxhuese dhe, në të gjitha rastet, ku të prevalojë vizioni akademik mbi vizionin menaxherial. Tani kemi një përvojë, e cila na jep mundësi për të bërë ndreqjet e nevojshme.
2.m. Për të zhvilluar universitetet, shteti duhet t’i konsiderojë ato si partnere. Nuk mund të ketë një strategji afatmesme dhe afatgjatë të univesitetit nëse nuk ka një strategji afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të vendit. Këto janë dy pjesë që ecin në funksion të njëra-tjetrës dhe nuk mund të jenë fajtorë vetëm unversitetet për mungesë të një strategjie afatgjatë. Qeveria duhet t’i trajtojë si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, duke iu besuar projektet e zhvillimit, si dhe oponenca për projektet e donatorëve.
2.n. Sistemi part-time ka probleme serioze për të përmirësuar, një pjesë e të cilave lidhen edhe me infrastrukturën dhe ne jemi të vetëdijshëm se ai mund dhe duhet të reformohet. Propozojmë që ky sistem të reformohet sipas të sistemit “të mësuarit gjatë gjithë jetës”, që është një nga parimet e Sistemit të Bolonjës, sepse detyra e universitetit është të ofrojë dije për këdo dhe kurdoherë ka nevojë.
2.nj. Të reformohet menjëherë matura shtetërore dhe gjithë procedura e pranimit të studentëve në universitetet, ku universitetet të jenë pjesëmarrëse në pranimin e tyre, pasi ata të kenë kryer maturën shtetërore
Si përfundim, Këshilli i Fakultetit është i gatshëm të japë ndihmën e vet për reformimin e universiteteve, por ai në mënyrë unanime vlerësoi se ky draft i prezantuar nuk e realizon dot këtë mision. Është një model që nuk i përgjigjet as realitetit tonë dhe as realitetit të vendeve të tjera europiane.

1. Te ulen kuotat, max 100 studente per nje departament ne nivelin e pare te studimeve dhe jo nga 500 e me shume.
2. Financimi ne universitet te mos ne baze te studenteve por direkt nga qeveria, plus nga te ardhurat e veta, plus nga donatore private.
3 Te rriten pagat e pedagogeve dhe te ndryshoje rrenjesisht cdo ambjent katastrofe qe eshte aktualisht.
4. Te lehtesohen maksimum procedurat financiare per sherbime dhe nevoja universitare, nga blerja e nje lapsi deri tek blerja e komplet laboratorit. Perfshi ketu perjashtimin nga tenderimet se nuk ka kuptim psh ne rastin kur blejme nje software specifik qe e ofron vetem Microsoft - Visio, cilat na qenkan kompanite e tjera qe na hyjne ne tender per te ofruar kete soft?
5. Te ndryshoje procedura e pranimit duke futur konkursin, plus kesaj qe eshte.
6. Te mos perjashtohen studentet nga zgjedhja e rektorit dhe dekanit.
7. Te behet me ligj perjashtimi i studenteve nga dega ku studiojne nese nuk e kalojne ne provime pas heres se trete (duke i dhene mundesine te studioje ne nje dege tjeter).
8. Te lejohen fakultetet te percaktojne vete krijimin apo shkrirjen e departamenteve ne baze te studimit te tregut te punes dhe burimeve te veta.
9. Te mos lejohet kreditimi i studenteve per te mbuluar tarifen e studimeve ne nivelin e pare, por nga ana tjeter te lehtesohet tej mase kreditimi per mbeshtetje logjistike dhe jetesore.
10. Te rritet tarifa e studimeve vetem ne nivelin e dyte.
11. Niveli i trete, qe perfshin doktoraturen te mundesohet vetem per stafin akademik te universitetit, studentet te cilet kane rekomandim nga departamenti apo universiteti si dhe me kerkese te vecante nga institutet kerkimore shkencore per nje numer shume te kufizuar.

1. Komisioni dhe procedura e punes
Niveli i atij qe quhet “raport shkencor” ne draftin e reformes qe do te percaktoje politikat afatgjata te sistemit te arsimit te larte ne vend eshte minimalisht qesharak. Mungese totale referencash, gabime elementare drejtshkrimore, gjuha e perdorur shume larg nivelit akademik (“Un mendoj se…”,“Komisioni […] eshte mbledhur disa here […] ka marre nje numer te madh mesazhesh elektronike”), vetereferencial mbi parimet qe do drejtojne politikat arsimore pa asnje argument konkret se pse pikerisht keto parime duhen ndjekur.

Procedura e themelimit dhe e punes se komisionit, ka dy mundesi:
1. Komisioni ose mblidhet per te zbatuar disa parime qe ja vendos qeveria me perpara, dhe anetaret e komisionit nuk jane as akademike as intelektuale, por jane funksionare. Ketu s’ka vend as per mendim kritik as per akademik qe jane shtyllat ku mbeshtetet universiteti.
2. Nuk i ka vendosur qeveria parimet, por ka zgjedhur dike i cili ka mbledhur disa kolege te tijte. Ceshtja eshte pse jane ata aty?
 Qeveria vendos dike emri i te cilit do beje buje (London School of Economics)
 T’a shnderrosh reformimin e arsimit te larte ne reklamim markash (made in albania, made in UK) -> orientali shqiptar duhet t’i bindet Gjonces -> s’ka te beje fare me dijen/kritiken.
- Universitet publike jane formalisht struktura demokratike. Perfaqesuesit e tyre nuk perfaqesojne veten, as shtetin, jane te zgjedhur nga trupa pedagogjike dhe studentet.
- Universitetet private jane struktura diktatoriale (pronari vendos per shumecka)
- te zgjedhurit tane ne komision ke perfaqesojne? Ke pyeten para se te shkojne aty per te mbajtur ate qendrim qe mbajne? Ata po flasin ne emer te universitetit publik, pa pyetur askend.
- Komisioni e ben reformen dhe pastaj e hedh per diskutim (per t’i nderruar ndonje presje, me parime te mirepercaktuara paraprakisht).
=> nese ben reforme puna nis nga diskutimi neper universitete. Jo te vinin me nje projekt por te pasqyronin shumesine e propozimeve qe do vinin nga poshte.
=> komisioni duhet te kishte rolin e sekretarit, e atij qe mbledh disa alternativa dhe le t’ia linte qeverise barren per te marre vendim.
- Komisioni tone vendos nje draft dhe pastaj kerkon te diskutohet per detajet (as universitare, as kritike, as publike, nuk mundeson minimumin e respektit as per komisionin dhe as per produktin e tij).

Ne kete menyre qeveria heq nga vetja pergjegjesine e dhenies drejtim te arsimit te larte te vendit duke e lene kete te fundit ne duart dhe meshiren e konkurrences se tregut. Aty kush eshte i afte te siguroje fonde, mbijeton.
Mund te behet arsimi i larte ne Shqiperi anglo-sakson sa c’mund te behet kryeministri i Shqpierise mbretereshe e Anglise. (cit. Hysamedin Ferraj)
2. Ndryshimet e propozuara ne organizim
Flitet per pervojat me te mira nderkombetare -> asnje reference.
“Plotfuqishmëria e drejtuesve të lartë sjell arrogancë në drejtim, suprimim të të gjitha të drejtave dhe vendimmarrjes në njësinë bazë (departamentin) dhe presionin mbi vendimmarrjen në nivele të ndryshme” (cit.) -> c’garanci kemi se plotfuqishmeria e CEO-ve e mbeshtetur nga pozita e menaxherit financiar nuk do sjelle arrogance edhe me te eger?

- Studentet perjashtohen nga e drejta e votes dhe e vendimmarrjes ne universitet: “Demokracia e gjere nuk eshte zgjidhja e persosur per vende qe nuk kane demokraci te stabilizuar” (cit.)

-Bordi Administrativ do perbeje de facto “pronaret dhe aksioneret e IAL-ve”, ne baze te konceptit te pronesise se qarte (Pronesi ne kete kontekst nenkupton qe cdo person juridik qe investon ne nje IAL duhet te kete te njejten perfaqesi reprezentative sa edhe shuma e investuar ne te. Nqs investimi i shtetit eshte ne masen 20%, atehere shteti do kete perfaqesues ne masen 20% ne kete bord. (cit.))
Bordi do perbehet nga 5-7 vete, pagat e tyre jane kosto te vete IAL-ve (anetaret do jene te mirepaguar citohej tek versioni i pare i draftit). Bordi eshte pergjegjes per gjithe ekulibrin financiar te institucionit dhe vendos pagat e anetareve te tij sipas qejfit. Bordi do percaktoje edhe pagat e pedagogeve.
Anetaret e bordit do jene te fushave te ekonomise, finances, jurisprudences, menaxhimit, biznesit etj.
Mandati i tyre 1 vit me i gjate se ai i rektorit, dhe bordi vendos per politikat afatgjata dhe afatmesme te institucionit (5-10 vjet).
Nese IAL-te nuk arrijne te sigurojne burime financimi nga shteti (nga kontrolli i cilesise dhe numrit te studenteve) atehere do funksionojne si sh.p.k. dhe produktin e vet akademik do t’a shese ne treg.
- Ajo qe do ndodhe: qeveria heq nje pjese te financimit, universiteti shnderrohet ne sh.p.k. => prodho akademikisht ne ate menyre qe produkti yt te blihet ne treg. Po nqs produkti nuk blihet ne treg produkti akademik. Atehere funksionon si sh.p.k e mirefillte => reklama AMC dhe Red Bull ne cdo fakultet. Studenti nuk eshte me mbartes dhe nxenes i dijes, eshte konsumator i mallit akademik dhe mallit qe reklamohet brenda ambjenteve te fakulteteve (sic po ndodh sot ne universitetet private).

- flitet si universiteti si ngrehine burokratike. Shtohet numri i burokrateve.
- stafet akademike te menaxhuara nga CEO, menaxhere, kancelare -> rreth 400 menaxhere per te menaxhuar stafe akademike rreth 600-700 vete. Do jemi stafet akademike me te lumtura ne bote, cdo dy pedagoge do kene nga nje menaxher qe t’i menaxhoje. Pegadodet mund t’i zgjedhin menaxheret e vete nga fusha e ekonomise/jurisprudences etj dhe perfaqesues te biznesit por keta do menaxhohen nga CEO.
- po kthehemi ne ate universitet qe kemi pasur ku ne universitet nuk vendosin akademiket, por perfaqesues te partise, me risine se tani do shtohen edhe perfaqesues te biznesit. Por liria akademike, roli i akademikeve atehere ishte e centralizuar, tani do jete i menaxhuar.
- universiteti sot eshte formalisht demokratik. Eshte realisht gjysem ose ¾ feudal, ceshtja eshte se si t’a demokratizonim kete universitet. Reforma ia heq komunitetit te studiueseve dhe ia jep nje burokracie tregtare. E kthen ne agjenci tregtare. Ne treg nuk ka rendesi sa vete bien dakord, por sa fuqi blerese ka investitori me serioz.
- universiteti ne vend qe te hapet ndaj shumesise se grupeve shoqerore, hapet ndaj oligarkise ekonomike.
3. Ndryshimet e propozuara ne financim
- shteti deklaron falimentin para arsimit te larte “kaq para kam -> hyni ne konkurrence per kete buxhet te vogel dhe per pjesen tjeter vrani veten”
“Pra, edhe duke mbajtur në konsideratë kushtet dhe mundësitë tona aktuale, Shqipëria duhet të synojë të paktën shifrat 1500-2000 euro/ student, ose e thënë ndryshe një buxhet prej 250-350 milion euro për 161500 studentët e saj. Për buxhetin e shtetit, një shifër e tillë është e papërballueshme edhe në 10 vitet e ardhshme, pasi tashmë trendet dhe mundësitë reale të buxheteve tona janë të perceptueshme dhe të kushtëzuara nga shumë faktorë të tjerë strukturorë e madhorë.” (cit.)

Pse merret si e mireqene se shteti nuk ka mundesi te rrise financimin e arsimit publik? Qellimi i cdo shteti eshte qe te kufizoje investimet e veta publike. Keta kete e marrin per te mireqene. A nuk mundet qeveria te taksonte me teper? Jo. Pse? Sepse keshtu thote qeveria.

Pamundesine e shtetit per te siguruar nje arsim cilesor, thone se e nxjerrin nga analizat e sistemeve arsimore te Gjermanise, Frances, Italise etj. pa dhene asnje reference. Per me teper kjo gje qe s’eshte aspak e vertete. Ne keto vende arsimi i larte shume cilesor ofrohet me tarifa minimale 400-500 euro ne vit.

Parimi i konkurrences i paraprin cdo parimi tjeter. Madje edhe brenda vete institucioneve si per shembull nder departamente.

Granti i mesimdhenies (60-70%) do bazohet tek numri i studenteve. Me kete kapacitet infrastrukturor qe ka universiteti, ku do t’i akomodoje studentet qe do sigurojne financat e cdo fakulteti? => do detyrohet te rrise tarifat, edhe per te konkurruar financiarisht universitet private. Pas 5 vjetesh reforme si universitet publike ashtu edhe ato private jo fitimprurese do kene te njejtin status: FONDACIONE, do t’i nenshtrohen ekzaktesisht te njejtave politika shteterore.

- Barazia shoqerore (parimi i dyte ku bazohet reforma, i pari eshte konkurrenca) do sigurohet nepermjet bursave te shtresave ne nevoje dhe bursave te ekselences.
Pikesepari, te dyja keto lloje bursash ofrohen aktualisht nga shteti.
Pikesedyti, si do percaktohet kush do quhet shtrese ne nevoje? Cili eshte pragu i varferise? A eshte varferia ekstreme? Psh ata qe marrin ndihme ekonomike. Nqs shteti do subvencionoje ate shtrese atehere shteti nuk do subvencionoje askend. I varfri sot nuk ia arrin te shkoje ne universitet se duhet te mbijetoje. Ska para te mbaroje gjimnazin. Nese qeverise do t’I duhej t’a rriste nocionin e atyre qe i konsideron te varfer, do t’I dilte 70% e trupes studentore te varfer, te cileve do duhej t’u garantonte falas shkollen. Kjo sepse gjysma e studenteve sot punojne kamariera e operatore ne call-centre, jo per te zhvilluar karieren e tyre profesionale, por per te siguruar mbijetesen studentore.
- Rrengu: qeveria dhe komisioni duan te dalin sociale duke thene se do subvencionojne tarifen studentore per studentet e varfer, pra praktikisht askend. Ose ndonje te varfer gjenial 1/1000 qe cuditerisht ia del mbane te shkoje deri ne universitet. Ceshtja eshte si t’a bejme te varfrin qe te kete mundesi ta meritoje universitetin.

- Fakti qe te varfrit nuk hyjne sot ne shkolle eshte simptome e kesaj qeverisjeje dhe sistemi ekonomik.

- edhe sikur te rritej cilesia nga shtimi i financimeve nga biznesi, kjo nuk eshte zgjidhje publike por logjike tregu. Roli i publikes eshte qe te ofroje nje sherbim cilesor dhe te lire. Pra ti kur shkon ne spital privat detyrohesh te shesesh nje veshke qe te shpetosh tjetren. Arsimi publik duhet te garantoje sherbim cilesor ne cmime te lira, per te qene brenda logjikes se publikes. Jo per shembull si transporti urban (sherbim publik) i cili ne duart e privateve kerkohet t’i rritet cmimi per hir te fitimit te pronareve.
- cilesine akademike eshte lene t’a percaktoje porositesi: tregu.
- Ne do prodhojme zanatci per treg
- cilesine e universiteteve do ta vendosin tregetaret jashte, sepse tregu jone eshte vetem treg, ka vetem tregeti dhe nuk ka prodhim.
- universiteti nuk mund te kete mates te cilesise akademike, rritjen e cilesise mesimdhenese etj, por kete e vendos tregu, sa produktet akademike do blihen nga agjentet e tregut.
- termi pavaresi eshte futur per te treguar qe qeveria do ta shese universitetin dhe me pas nuk ka asnje pergjegjesi per te. Me mire do ishte autonomia sesa pavaresia. E pavareson nga qeveria dhe e vareson nga tregu. Pra universiteti nuk eshte I pavarur, por shteti largon nga vetja misionin per edukimin e popullsise, dhe universiteti I nenshtrohet sistemit ekonomik.
- administrata duhet te jete ne ndihme te akademikeve. Ne fakt me reformen e re akademiket do jene ne sherbim te menaxhereve.
- nga varesia qe e ngarkon me pergjegjesi qeverine ne varesi nga tregu.
- universitetet nuk financohen nga shteti por nga taksat e popullit.
- Universiteti I duhet shtetit si hapesire autonome qe percakton nje alternative autonome. Por kjo smund te ndodhe aq kohe sa s’ka pavaresi nga tregu.
- nje universitet autonom nuk eshte nje universitet qe nuk ka para publike, eshte nje universitet qe I ka te sigurta parate publike. Dhe parate nuk ia jep shteti, shteti eshte ndermjetesi nga populli tek universiteti.
Sot shteti subvencionon 80%, studenti 20%. Meqe do hyjne ne konkurrence universitetet private, subvencionimi nga shteti do zvogelohet. Supozojme se do shkojne nga 80-60%, kjo do te thote se tarifa studentore te pakten do dyfishohet. Pas 10-12 vjetesh nuk do kete dallim mes tarifa te “fondacioneve”, do jene te gjitha rreth 1500-2000 euro. Pagesa e kesaj shume nga nje familje e klases se mesme te shoqerise do sigurohet vetem permes kredive studentore.
- kredite studentore, pervec barres morale qe i vendosin mbi supe studentit te sapodiplomuar (borxhli qe 5-10 vitet e para te punes do shlyeje borxhin), ne vendet ku jane aplikuar po hasin ne probleme te shumta. Ne amerike mosshlyerja e borxhit studentor kapercen borxhin e kartave te kreditit. Ne britanine e Madhe borxhi studentor i pashlyer eshte momentalisht ne shifren 40%. Kjo per shkak te papunesise, pasoje e krizes ekonomike. A mund te parashikohen valle pasojat ne realitetin ekonomik te Shqiperise?
- Sot tarifa mjaft te larta. Sa eshte kosto e jeteses per student? A mundet te gjitha familjet te kontribuojne tek studimi I femijeve? A duhet studentet te punojne? Dikur detyra e vetme ishte qe studenti te mesonte. Tani I themi qe detyra jote e pare eshte te gjesh parate qe te kesh mundesine per te mesuar.
- Reformimi nuk vjen nga subjekte qe e pesojne ate, por nga subjekte elitare, elita ekonomike dhe politike. Ka vite qe kjo reforme propagandohet nga subjekte private. Kjo reforme thjesht u sherben atyre.

Si perfundim, ‘fondacionet” akademike do kene mundesi te marrin kredi bankare per te siguruar bilencin financiar. A mund te parashikohen pasojat e pamundesise se shlyerjes se kredive bankare? Falimentim i fakultetit!

- Pikerisht sepse reforma nuk vjen nga pedagoget, eshte plot me kontardikta.

4. Kontradiktat
 AKF është një institucion i ri i pavarur në ushtrimin e veprimtarisë së tij. Ka për detyrë kryesore shpërndarjen e fondeve publike sipas politikave të çdo qeverie. (cit.)
 Konkurrenca e lire con ne rritje te financimit, cilesise etj. -> universitetet publike do te kene cmime tavan te tarifave ndersa ato private do jene te lire t’a vendosin si te duan (te pakten ne fazen e pare, ate te “shendoshjes”, nga logjika e konkurrences kjo nuk funksionon)
 Konkurrence dhe barazi shoqerore. Ku ka konkurrence nuk ka barazi shoqerore. Ose njera ose tjetra.
 “Cilesia eshte problem” -> vetereferencial. Pse? Sepse ekziston pershtypja, kemi hamendje.
“Deri më sot cilësia e mësimdhënies është vlerësuar vetëm përmes treguesve formalë, që kanë lidhje me disiplinën, respektimin e orareve mësimore, por pothuajse aspak me cilësinë, që shkon tek studenti e që shprehet më mësimnxënie. (cit.)
 Reforma thote se eshte problem i madh tregu i punes”, pastaj pranojne se “nuk ka studime per tregun e punes”, pastaj thone se “universitetet duhet te formesohen ne menyre te tille qe t’i pershtaten tregut te punes”. Po kur askush nuk e njeh tregun e punes a mund te behet nje gje e tille?
 Mes varferise dhe autonomise. Sot universiteti publik ka pjeserisht fonde te garantuara. Reforma thote se qe te jesh autonom duhet te shnderrohesh ne agjenci tregtare => nuk je autonom. Autonomia nuk ka vlere pa sigurine financiare. Nese nuk ekziston kjo, i varfri eshte i gatshem t’i shitet ofruesit me te pare.
 Reforma pretendon se qellimi i saj eshte t’a vendose arsimin financiarisht mbi baza te qendrueshme qe t’u beje balle cikleve ekonomike. Nqs eshte vene ne sherbim te tregut ai pikerisht nuk mund t’u beje balle cikleve ekonomike. Ose do ndjeke tregun ose do t’i rezistoje cikleve te tregut.
 Qe universiteti te jete konkurrues duhet rritur tarifa. Nga ana tjeter, qe te konkurrojme ekonomikisht ne tregun rajonal, duhet te ulim pagat minimale (FMN), te ulim pensionet, te rrisim taksat, te rritim moshen e daljes ne pension. Nje person qe do paguhet me pak ne tregun e punes do duhet te paguaje me shume por edukimin e tij a te femijes se tij. Kjo bazuar pikerisht tek logjika e tregut.

Jam nje maturant, nese futem ne nje nga universitetet private, cilat jane mundesite per te kaluar ne gjeoinformatike nese nuk e kap dot me heren e pare?

http://sq.wikipedia.org/wiki/Lista_e_universiteteve_në_Shqipëri

Pain in the ass
An investment in knowledge pays the best interest.

Research paper development
Kush na qenka ky donator qe do mbaje UPT ne treg? Se shteti mban banken e shqiperise ne godinat me qera si dhe UET ne godina pa qera!

Kur u beme ne shqiptaret me gjithe keto universitete private...me gjithe keta doktorante...ende kopistat e 2005 po udheheqin reformen.

Ky draft eshte per ta mbajtur lart frymen dhe germen europiane ciljane...viva il duce viva il re mangiare non ce...

Mjafton te futem se e kam te marre nje diplome.
Mirepo kjo filozofi qe ka pushtuar deri ne palce cdo te ri nuk perfundon me diplomen 3 vjecare, por shkon deri ne doktorature...mjafton te futem se behem doktor.
Per te mos folur per kalimet nga privat ne publik...

Ky vend ka marre fund. Po ben perpara edhe Africa.
Se na krahasohet sistemi me kilin, shiko referencen ne wikipedia http://en.wikipedia.org/wiki/University_of_Chile
Krahaso me http://sq.wikipedia.org/wiki/Universiteti_Politeknik_i_Tiranës
Apo edhe kete http://en.wikipedia.org/wiki/University_of_Tirana
Te pakten shikoni mjedisin, pa u kapur me te tjerat. Me mire ta bejme si piramiden prane kryeministrise...
Ti themi kryeministrit te marri zyrat ne ndonje nga fakultetet qe me pune "vullnetare" te na i rregulloje, sic beri me bashkine ne fillim e tani me kryeministrine...

Reforma fillon nga ketu:
http://tinypic.com/r/30vmbew/8
http://tinypic.com/r/zlyf4m/8
Shikoni se ne c'gjendje eshte ky fakultet.

Ne jemi kudo:
http://www.uetcentre.org/portal/images/agj3.jpg

http://i2.wp.com/mapo.al/new/wp-content/uploads/2014/01/arjan-gjoncaj.jpg

Viva UET...te gjithe ne UET

Ne te gjithe paguajme taksa...por ende auditoret jane ne gjendje sikur sapo ka perfunduar lufta II boterore.

7.8.2. Në emërtesat e stafit
akademik të futen 2 profilet :

i. Staf akademik mësimor (70% mësim, 30% kërkim
shkencor)
ii. Staf akademik kërkimor-shkencor (30% mësim,
70% kërkim).

- E kush e percakton kete ndarje, fakulteti apo departamenti; rektorati apo dekanati?

11.11. Sot arsimi i lartë është publik dhe jo publik,
ku ky i fundit është i karakterit fitimprurës dhe
jo fitimprurës. Komisioni vlerëson se në terma
afatgjatë duke lejuar njëkohësisht diversitetin dhe
zgjedhjen e institucioneve të arsimit të lartë, të
shkohet drejt strukturave universitare efektive dhe
konkurruese. Në vlerësimin e komisionit, organizimi
si fondacione apo struktura të ngjashme që lejojnë
zhdërvjelltësi në orientimi drejt zhvillimit, si për
institucionet publike ashtu edhe për ato jo publike
është e ardhmja që do konsolidojë suksesin e
reformimit afatgjatë të sistemin arsimor.

- Nuk e kuptova cfare do te thote autori ne kete pike?!

11.12 Në arsimin e lartë nuk duhet të mbizotërojë koncepti i
institucionit publik, por ai i shërbimit publik.
- Eshte nje sherbim publik qe ofrohet ne nje institucion publik... lol

Reforme, e cila e kthen universitetin publik ne ndermarrje private, ne kurriz te studenteve dhe stafit pedagogjik. Shteti, pasi e shkaterroi arsimin ne keto 20 vjet, tani i jep edhe nje shkelm te fundit drejt gremises.

Ca reforme?! Godina eshte cope cope. Duket si kamp perqendrimi jo funksional. Dhe te mendosh qe kalojne perdite gjykates te veshur me armani dhe parfume dolce ne te njejtin mjedis ku u perzihet aroma e banjove me parfumin.